Rezarta e mërzitur për kohën e humbur kafeneveDuket se tani më shumë se kurrë është mërzitur për kohën e saj të humbur e çuar kot. Rezarta Shkurta duket se është rrëmbyer nga dashuria e madhe për njerëzit e zemrës dhe mungesën e disa prej tyre, pasi që përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja nga Shqipëria ka treguar se ndihet e penduar për kafet e frekuentuara pa nevojë.

“Sa shumë kohë na rrëmben metropoli, lëvizjet, kafenetë e kota. Sikur t’i kisha evituar të paktën ato të panevojshmet do kisha shpenzuar kohën më bukur me njerëz më të shtrenjtë. Këto ditë kam pasur shumë herë në mendje, gjyshen time të ëmbël Permetare e cila nuk jeton më. Faleminderit nënoke që më ke dhënë dhuratën më të bukur, më ke dhënë genin tënd!”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here