Revoltohet edhe Ardit Gjebrea, ja reagimi i tijPas video skandalit ku edukatorja shihet duke ushtruar dhunë ndaj një fëmijë 3 vjeçar, ka reaguar edhe këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea.

Ai përveç dhunueses ka akuzuar edhe edukatoret e tjera të cilat shihnin si spektatore dhunën ndaj 3 vjeçarit, ndërsa ka propozuar edhe vendosje të kamerave në çdo kopsht, transmeton Magazina.al

“Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë!”, ka shkruar Gjebrea në reagimin e tij.

Ja reagimi i Ardit Gjebreas:

Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur femijën 3 vjeç?Po ajo “kolege” edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua te jete vallë e verbër, memece dhe shurdhe?

Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?

Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe – drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente.

Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here