Familja mbretëorë britanike nuk gjen qetësi. Këtë herë, Buckingham Palace është vendosur në siklet pas publikimit të fotove nudo të Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton nga një revistë daneze.

Në numrin e radhës të revistës “Se og Hor” (Shiko dhe Dëgjo) revista nordike publikon 16 faqe me fotot e Kate. Bëhet fjalë për fotot e publikuara më parë nga revista franceze “Closer”, e dënuar më pas nga një gjykatë në Paris me 10 mijë euro gjobë pas denoncimit të familjes mbretërore britanike.

Revista dandeze ka shkuar shumë më larg se sa homologia franceze. Ajo hapet me një foto të madhe të Kate duke ndërruar bikinit. Fotoja është marrë nga përballë, në të njëjtin pozicion si ato të publikuara e më pas të ndaluara të revistës Closer.

Drejtori i revistës “Se og Hor”, i vendosur në qendër të kritikave nga familja mbretërore, tha se bëhej fjalë për foto të një personazhi publik që s’mund të mos i botonte. Ai shtoi se revista e tij kishte siguruar imazhet para publikimit nga “Closer” dhe gjatë kësaj periudhë është konsultuar me juristët për të vendosur mbi publikimin apo jo të tyre.

Ende nuk ka një reagim zyrtar të familjes mbretërore britanike, ndërsa nuk dihet akoma nëse edhe ndaj revistës daneze do të ndërmerret ndonjë hap ligjor, ashtu sic u veprua me francezen “Closer”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here