Reperi T.I. thotë se është më i lumtur se kurrë më parë, pas daljes së tij nga burgu, për shkak se koha e kaluar prapa grilave, ka bërë që ai ta shijojë jetën jashtë.

Ylli i hip-hopit ishte burgosur vitin e kaluar për posedim të armës pa leje. Ai ishte lëshuar nga burgu për një kohë të shkurtuar për shkak të sjelljeve të mira, ndërsa përfundimisht u lirua më 10 prill.

“Thonë kur je plotësisht i lumtur, ju vdisni. Kështu, unë jam më i lumtur se kurrë më parë, por unë mendoj se tani për tani, që nga koha kur kam dalë nga ajo situatë, është hera e parë kur vërtet jam në gjendje të shijoj dhe të kënaqem me frytet e jetës time”, theksoi T.I në emisionin e Larry King, duke shtuar se ai së shpejti do të martohet me të fejuarën e tij, Tameka Cottle.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here