7Ndonëse i lindur në New York, Action Bronson gjithmonë e shprehë krenarinë e tij se është shqiptar. Arian Asllani është emri i tij i vërtetë, me baba shqiptar nga Maqedonia.

Bronson ka postuar në rrjetin social Instagram një foto ku shihen vetëm këmbët e disa personave. Në përshkrim ka treguar se të kujt janë ato.

”Shumë njerëz të mrekullueshëm janë në këtë foto. Por në të djathtën time afër atleteve të kuqe, qëndron një njeri që ka shpëtuar shumë jetë të familjes dhe paraardhësve të mi, duke çliruar Kosovën dhe duke i dhënë fund Gjenocidit të Shqiptarëve, Z. President Bill Clinton”, shkruan Bronson.Bronson është 33 vjeçar ndërsa vitin 2015 lansoi albumin e tij të parë. Kool G Rap, Nas, Cam’ron, Mobb Deep, UGK dhe Wu-Tang Clan janë influencat më të mëdha muzikore për shqiptarin me famë në Amerikë.6

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here