Reperi Ne-Yo është penduar pse ia ka dhënë këngën “Irreplaceable” këngëtares Beyonce Knowles, edhe pse pranon se nuk do të kishte mundur ta gjykonte nivelin e kësaj kënge.

Këngëtari është autori i këngës “Irreplaceable” të kënduar nga Beyonce, ndërsa tani pranon se ai është dashur ta mbante atë për vete.

“Një këngë të cilën e kam dhënë dhe tani pendohem është “Irreplaceable” e Beyonces. Sinqerisht unë e bëra atë këngë për vete. Por kjo këngë ma dha një mësim interesant – femrat dhe meshkujt nuk i shohin gjërat dhe aq ndryshe nga sa mendojmë. Nuk e di , ndoshta nuk do të përshtatej nëse unë do ta kisha kënduar atë”, theksoi Ne-Yo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here