2po2 emri i vërtet i të cilit është Besnik Canolli, në një bisedë për Telegrafi.com ka treguar se ka përfunduar video-klipin e tij të radhës, ndërsa xhirimet e këtij klipi i ka realizuar në Monako.

“Video- klipi është xhiruar pikërisht aty ku shumë yje botërore kanë xhiruar klipet e tyre, e ky vend është Monako ku jam takuar me bashkëpunëtorët e mi të ngushtë të video-produksionit kosovar Enetermedia”, ka thënë reperi 2po2, duke hezituar të japë më shumë detaje rreth këngës.

Ata tani kanë përfunduar xhirimet dhe pritet që në javët në vijime të publikojnë singlin e parë të xhiruar pra ne Monte Carlo të Monakos.

Përveç këngëve ku është i përkushtuar maksimalisht, ai të njëjtën eufori e shpreh edhe për realizimin e klipeve që do t’ua xhirojë këngëve të albumit të tij solo “Authentic”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here