Një aksident tragjik i ka marrë jetën reperit të njohur Cadet, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte u përfshi në një aksident.

Familja e reperit njoftoi lajmin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në njoftim shkruhet:

“Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet po ndajmë me ju një lajm të trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka vdekur”
Menaxheri i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi dhe ishte rrugës për në Keele University ku do performonte.

Policia raportoi:

“Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferët e dy automjeteve, një 36-vjeçar nga Stoke-on-Trent dhe një 22 vjeçar nga Crewe, u dërguan në spitalin e Royal Stoke University me lëndime të rënda. Tre pasagjerë të tjerë në Toyota u dërguan në spital”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here