Genc PrelvukajPas Memli Krasniqit, i cili dikur ishte pjesë e rap-grupit “Ritmi i Rrugës”, kurse tani zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, edhe Genc Prelvukaj i ka hyrë thellë politikës.

Madje, Prelvukaj në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe identifikohet me numrin 22, për të zënë një vend në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Ai u pati anëtarësuar në PDK vetëm pak muaj më parë. Por, Prelvukaj mohon që Memli Krasniqi të ketë qenë inspirim i tij për t’u futur kaq thellë në politikë.

Ai i ka treguar arsyet, sipas të cilave ka vendosur të bëhet pjesë e elitës politike të Kosovës. “Si pjesë e një gjenerate të politizuar, për shkak të rrethanave që dihen nga secili, inkuadrimi në politikë nuk vjen si pasojë e inspirimit nga një personalitet i caktuar, por, nga interesimi i akumuluar me kohën.

Ne kemi bashkëjetuar në një kohë me tensione të vazhdueshme politike, konflikte, dhe falë këtyre fenomeneve shumica e kësaj gjenerate, pjesë e së cilës jam edhe unë, sado pak e kuptojmë politikën”, – ka deklaruar Prelvukaj.

Sa i përket Memlit, me të dikur kemi bërë një punë të mirë në muzikë, dhe shpresoj, – ta bëjmë të njëjtën edhe në politikë”, shtoi ai. Ndonëse reper, Genc Prelvukaj pati hyrë edhe në zemrat e njerëzve që u përkasin gjeneratave të vjetra, kur ‘Etno Engjujt’ patën lançuar hit-këngën ‘Albanian’./Gazeta Shqiptare

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here