Reperi kanadez, Drake, ka bërë të ditur se ai e ka marrë diplomën e shkollës së mesme, edhe pse është 25 vjeçar.

Ylli, emri i vërtet i të cilit është Aubrey Drake Graham, e konfirmoi lajmin në Twitter, duke shprehur kënaqësinë për suksesin e arritur në jetën e tij.

“97% në provimin final dhe notë mesatare prej 88%. Një prej ndjenjave më të mira në gjithë jetën time”, ka shkruar Drake në Twitter.

Drake u largua nga shkolla në moshën 15 vjeçare, pasi familja e tij ishte përçarë, ndërsa babai i një shoku të tij në shkollë e ftoi atë për një rol në emisionin kanadez “Degrassi: Next Generation”. Nga ky moment, ai vazhdoi të ngritej në karrierë dhe përkundër faktit se vetëm tani e mori diplomën e shkollës së mesme, ai ka filluar punën në albumin e tij të tretë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here