Reperi Captial T këto ditë ka realizuar një këngë në bashkëpunim me këngëtarin e grupit “NRG Band”, Besnik Qaka.

Kënga, e cila është një gërshetim stilesh në mes të dy këngëtarëve, titullohet “Veç asaj” dhe pritet së shpejti të bëhet edhe me videoklip.

“Kënga është një gërshetim i muzikës që e bëjnë ‘NRG Band’ edhe Capital T, pra unë. Një mes pak i stilit të tyre dhe pak i stilit tim”, ka thënë Capital T për Telegrafi.

Dhe reperi nuk dëshiron të ndalet me kaq. Ai është i angazhuar edhe rreth albumit të tij i cili pritet të dalë së shpejti.

“Jam në përpunim të albumit. Pritet së shpejti me hy në ‘laborator’ me bashkëpunëtorët e mi të afërt dhe të mos dal nga aty deri sa të përfundon albumi”, ka përfunduar Capital T.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here