Sot janë në dy kahe të kundërt, ndërsa vetëm një vit më parë ecnin mbi të njëjtën rrugë.

Rebeli Big Basta nuk do njeri mbi kokë. Fillimisht këtë e demonstroi kur menaxhohej nga Dr. Flori e Produkt 28 (Studio Style), apo Ervin Gonxhaj (Immortal Records) e së fundmi nga Flori Mumajesi (NRG Records). Alibija e prishjes së marrëdhënieve me menaxherët ishte pikërisht mosnxjerrja e albumit në kohë prej tyre.

Këtë e ka pohuar vetë reperi, sidomos pas ndarjes së fundit dhe të përfolur prej tij me Flori Mumajesin, me të cilin kishte disa bashkëpunime. Por këtë herë indinjata e Gerald Xharit të njohur nga të gjithë me emrin muzikor Big Basta i kishte kaluar caqet.

Aq sa ai vetë doli në disa të përjavshme për të komentuar ndarjen e tij me Florin e për të thënë gjithë zhgënjimet e tij, ku sigurisht çështja e albumit ishte argumenti kryesor.

Edhe sot e kësaj dite mëria e tij vazhdon. Pak muaj më parë madje ai u dedikoi edhe një këngë ish-menaxherëve të tij, ku ndërsa i bënte qejfin vetes nuk stepej të fliste kundër \”West Side Family\” e Flor Mumajesit.

Por të mos mjaftonte kjo këtu përfshin edhe këngëtaren Elvana Gjata. Kënga \”Historia ime\”, tekstin e së cilës e keni më poshtë rrëfen nisjen e karrierës së tij por edhe mënyrën sesi e paskëshin \”përdorur\” të gjithë. (shkeputur nga, Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here