Reperi që së fundmi ka filluar të shpërthejë, Bim Bimma, ka deklaruar në një intervistë për Klan Kosova, se reperët kosovarë janë kopje e hip-hop artistëve amerikanë.

“Mua më duket që është duke u bërë një kopjim i repit të amerikanëve, pasi që te ne ka shumë pak reperë që bëjnë gjëra reale, siç janë Lyrical Son, Kaos, MC Kresha”.

“Këta janë ata që merren me atë që ndodh vërtet, por është një gjë tjetër nëse njerëzit janë të ndikuar nga hip-hopi ndërkombëtar. Këta reperë po tentojnë ta sjellin hip hopin amerikan në Kosovë, një gjë që është shumë e gabuar”, u shpreh Bim Bimma.

Bim Bimma së fundmi ka lansuar dhe klipin e këngës “Zani i Skamjes”, ndërsa pritet që së shpejti të dalë në treg dhe albumi i tij më i ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here