Reperët e grupit Tingulli 3nt, të cilët tashmë kanë përfunduar punën në albumin e ri “Ma I Madhi N’Ven”, pritet që të sjellin imazh të ri në një videoklip të ri.

Faqja e fansave në Facebook “BABA Records” ka publikuar foto të reja të anëtarëve të rep grupit, të cilët shihen duke pozuar në mal me veshje tradicionale kombëtare.

Natyrisht, vazjat nëpër fotografi janë të zakonshme, por kësaj radhe edhe ato duken me veshje kombëtare. Spekulohet se këto foto vijnë nga xhirimet e një videoklipi të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të sjellë risi në industrinë muzikore kosovare.

Albumi “Ma I Madhi N’Ven” megjithëse është lansuar në Olten të Zvicrës më 27 nëntor, ende nuk është plasuar në treg për shitje, duke bërë kështu që fansat e shumta të jenë në pritje të albumit të adhuruarve të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here