Renee Zellweger dhe Bradley Cooper raportohet se dëshirojnë të martohen së shpejti.

Aktorja e filmit “Bridget Jones”, e cila për herë të parë u bashkua me Cooper në gusht të vitit të kaluar, raportohet se ka kaluar dy orë duke shikuar fustane të nusërisë në një shitore të Caroline Herrera.

“Ajo vetëm qeshte kur të tjerët e pyesnin nëse do të martohet”, ka thënë një i pranishëm për New York Post.

Zellweger raportohet se më vonë është larguar nga butiku në West Hollywood me një çantë të mbushur me veshje të paidentifikuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here