Njëra këngë është baladë, ndërsa tjetra këngë ritmike verore. Në këto dy këngë ajo ka bashkëpunuar me Edi Baliun, Virusin, Ilir Beranin etj. Është mjaft e kënaqur me këtë projekt muzikor dhe pret që të pëlqehet në publik.

“Sapo kam përgatitur dy këngë të reja, nga të cilat pres suksese. Jam munduar të punoj me krijuesit më të mirë dhe besoj se ia kam arritur.

Të dy këngët kanë tematikë dashurie, njëra titullohet “Drita e syve”, ndërsa tjetrën pritet ta emëroj gjatë ditëve në vijim”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Remzija kohë më parë ka lansuar këngën “Maturantët”, e cila është mirëpritur në publik dhe vazhdon të pëlqehet ende. “Javë më parë kam lansuar një këngë për maturantët dhe është pëlqyer shumë, shpresoj që edhe këto dy këngë që po i lansoj të pëlqehen sikurse ‘Maturantët’”, shton ajo.

Sipas Remzies, balada do të lansohet bashkë me videoklip, të cilin e ka punuar në Shqipëri me produksionin “Max Produktion”. Gjatë këtij sezoni veror ajo planifikon të realizojë edhe disa këngë e videoklipe të reja. Ndërsa sa i përket albumit, nuk e ka në plan këtë vit.

“Kam parë se këtë vit një numër i madh i këngëtarëve kanë realizuar albume, kështu që unë nuk e kam në plan. Po ua lëshoj rrugën të tjerëve të realizojnë albume dhe të kenë suksese në to”, përfundon ajo.

Ndërkaq, sa u përket angazhimeve të saj me koncerte e mbrëmje muzikore, vazhdon të jetë mjaft e kërkuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here