Remzie Osmani deklaroi se ditën e Bajramit çdo herë e feston në familjen e saj.

Ajo na tregoi edhe se çfarë specialiteti ka përgatitur bashkë me vjehrrën e saj.

Festen e Bajramit ne e festojmë ashtu siç e kam festuar që nga fëmijëria me të njëjtat tradita. Kam përgatitur qumësht me oriz, bakllavë, torte të ndryshme, ndërsa vjehrra natën e Bajramit ka përgatitur bukën simite.

Ndërkaq, për drekën e festës kam përgatit dy lloje mishrash. Njëri mish është i fërguar, tjetri është mish i bardhë i servuar me kaçkavall, si dhe po ashtu kam fërguar patate”, tregon zonja Osmani, e cila tha se pas drekës dalin për të uruar tek të afërmit ose presin mysafirë në shtëpi, ndërsa mbrëmjen e ka menduar që të shkojë bashkë më familjen e saj për darkë në Prevallë.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here