Vetëm një javë larg ndarjes së çmimeve “Oskar”, ju prezentojmë rekorderët e “Oskarëve”, fatlumët që arritën të fitojnë disa “Oskarë” dhe ata që nuk ia arritën pas disa përpjekjeve.

Gjithashtu, fituesit më të vjetër dhe më të rinj të “Oskarit”, si dhe fakte interesante për këto çmime.

Aktorët që kanë fituar “Oskar” me debitimin e tyre në film:

– Barbara Strejsend (rol kryesor) në vitin 1968 për “Vajza qesharake”.
– Marli Matlin (roli kryesor) në vitin 1986 për “Fëmijët e Zotit”.
– Ana Pakvin (rol jokryesor) në vitin 1993 për “Pijano”.
– Xhenifer Hadson (rol jokryesor) në vitin 2006 për „Vajza nga ëndërrat“.
– Aktorja më e re që ka fituar “Oskar”: Tejtmun O’Nil (dhjetë vjeçare, rol jokryesor) për “Hënë prej letre” në vitin 1973 dhe Martli Matlin (21 vjeçare, rol kryesor) në filmin “Fëmijët e Zotit” të vitit 1986 .
– Aktori më i ri që ka fituar “Oskar”: Timoti Haton (21 vjet, rol jokryesor) për filmin “Njerëz të zakonshëm” të vitit 1980 dhe Edrien Brodi (29 vjet, rol kryesor) për filmin “Pianisti” në vitin 2002.
– Aktoret ose aktrët që kanë fituar “Oskar” për role nga gjinia e kundërt: Linda Hant, portretizonte mashkull në “Viti i të jetuarit rrezikshëm” i vitit 1983 dhe Hilari Svenk aktronte mashkull në “Djelmoshat nuk qajnë” i vitit 1999.
– Ketrin Hepbern e mban rekordin për më shumë “Oskar” të fituar – katër ( kurse nuk ka marrë pjesë në asnjërën prej këtyre ceremonive që ta marrë çmimin), por edhe dallimin më të madh kohor prej çmimit të parë deri te i fundit – 48 vjet.
– Aktorët që i kanë rrefuzuar çmimet “Oskar”: Marlon Brando për rolin në filmin “Kumbara” nga viti 1972, kurse dy vite më herët Xhorxh S.Skot e rrefuzoi “Oskarin” gjithashtu për rol kryesor në filmin “Paton”.
– Aktorja e vetme që ka fituar “Oskar” për portretizim të aktores së vërtetë që me të vërtetë ka fituar “Oskar” është Kejt Bllanshet, e cila në filmin “Aviatori” në vitin 2004 e portretizonte legjendën Ketrin Hepbern.

Aktorë që kanë fituar “Oskar” dy vjet radhazi:

– Luis Lejner në vitin 1936 për “ madhi Zigfrid” dhe për “Toka e mirë” në vitin 1937.
– Ketrin Hepbern në vitin 1967 për “Gjeje se kush vjen për darkë” dhe në vitin 1648 për “Luani në dimër”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here