Rekord i U2 Në një kohë kur diskografia është në krizë dhe shitjet e CD-ve shënojnë rënie, për muzikantët ofrohet mundësia e koncerteve live.

Në këtë aspekt, U2 janë të pathyeshëm. Billboard ka publikuar klasifikimin e 25 tureve më fitimprurëse të vitit 2009 dhe Bono me grupin kanë arritur 311 milionë dollarë duke realizuar 44 koncerte.

Në vend të dytë është Madona me 222 milionë dollarë dhe 46 show.Në vendin e tretë është “Boss”, Bruce Springsteen, i cili ka çuar në shtëpi 152 milionë dollarë pavarësisht se ka bërë 72 koncerte.

Kthimi i AC/DC nuk ka qenë i keq, pasi ata kanë fituar 135 milionë dollarë, ndërsa Britney ka futur në xhep 95 milionë dollarë.
Më pas renditen Pink, Tina Turner, Elton John e Billy Joel, Metallica e Beyonce.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here