Tara RejdSipas  medieve amerikane, bukuroshja  Rejd do të paraqitet lakuriqe në revistën erotike për meshkuj, “Playboy”.

Ylli i filmit ‘American Pie’ Tara  thuhet se ka zhveshur të gjitha rrobat për seancën e fotove të cilat do të paraqiten në numrin e ardhshëm të kësaj reviste mujore.

Tara Rejd, 33-vjeçe, e cila ka mbetur me shenja në trup, pasi një procedurë e thithjes së dhjamit kishte shkuar në mënyrë të gabuar, ka pozuar për ‘Playboy’ në një shtëpi private, në Santa Monik, në Kaliforni.

“Ajo ishte paksa e pasigurt rreth trupit të saj kur kanë filluar. Por ajo dukej mrekullueshëm dhe në fund ndihej shkëlqyeshëm”, ka treguar një burim. Rejd në të kaluarën kishte deklaruar se nuk do të pozonte për ‘Playboy’ për shkak të njollave në stomakun e saj.

“E di se ka probleme me stomakun tim. Ka shenja dhe njolla, është jo i rrafshët, por nuk është aq keq. Njollat në stomakun tim, janë plagët e betejave të mia”, kishte thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here