Regjisori i filmit “The Artist” Michel Hazanavicius Michel u shpall regjisori më i mirë, sipas vlerësimit të Shoqatës së Regjisorëve Amerikan (DPA) në Los Angeles.

Çmimi i regjisorëve amerikanë është njëri në vargun e çmimet të filmbërësve amerikanë para se të ndahen “Oscarët” më 26 shkurt, në të cilin filmi francez pa zë, “The Artist”, është nominuar dhjetë herë, ndërsa tashmë ka fituar çmimin “Golden Globe”.

“Ky është ndoshta shpërblimi më i madh që unë mund të kem shpresuar”, tha regjisori francez duke pranuar çmimin.

Çmimi DGA është një tregues i rëndësishëm i fituesit të mundshëm për çmimin Oscar për regjisorin më të mirë, për shkak se shoqata që nga viti 1948 vetëm gjashtë herë ka shpallur regjisorin më të mirë i cili më vonë nuk kanë mundur të fitojë statujën e artë prestigjioze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here