Witherspoon do ta shfrytëzojë përvojën e saj në rolin e anëtares së jurisë, gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve për femra në Britani të Madhe.

Aktorja fituese e Oskarit, është kryesuese e fondacionit Avon, i cili do të bashkëpunojë me shoqatën bamirëse Women’s Aid, për organizmin e evenimentit Empowering Women’s Awards, i cili ka për qëllim të nderojë femrat të cilat i kanë mbijetuar dhunës në familje.

Witherspoon është shprehur mjaft e lumtur që është lutur që të shqyrtojë nominimet dhe të vendosë për ndarjen e çmimeve.

Ajo i ka thënë revistën britanike Marie Claire se dhuna në familje prek çdo të katërtën femër në Britani të Madhe dhe se shumica e tyre vuajnë nga kjo dhunë në mënyrë të qetë.

“Është me rëndësi që të gjejmë një mënyrë për të depërtuar te secili komunitet dhe të ofrojmë mirëkuptimin, mbrojtjen dhe mbështetjen tonë”, ka thënë aktorja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here