Reese Witherspoon në spitalAktorja të hënën ka përfunduar në spital. Është lëshuar të njëjtën mbrëmje. Ndërsa të mërkurën përsëri ka përfunduar në spital. Burimet pohojnë që mund të lindë para terminit në shtator.

Ylli shtatzënë i filmit “Legally Blonde” ka përfunduar në spital për shkak të komplikimeve në muajin e fundit të shtatzënisë.

“Reese të hënën në mbrëmje ka përfunduar në spital për shkak të komplikimeve. Është lëshuar në mbrëmje, ndërsa të mërkurën ka përfunduar përsëri në spital. Duket që shpejt mund të lindë përsëri”, – kanë zbuluar burimet e afërta të Reese Witherspoon (36).

Sipas portalit RadarOnline, aktorja dhe bashkëshorti i saj, Jim Toth, janë të brengosur për shkak të mundësisë së lindjes së parakohshme, sepse terminin e lindjes e ka në shtator.

Pak para se të përfundonte në spital, Reese është xhiruar gjatë drekës në një restorant në Brentwood. Ky do të jetë fëmija i tretë për aktoren, nga martesa e parë me Ryan Phillippe ka fëmijët Ava (12) dhe Deacon (9).

Për bashkëshortin e saj të dytë, agjentin e aktorëve Toth, do të jetë fëmija i parë. Çifti është martuar në marsin e vitit të kaluar në Kaliforni.

“Është e shkëlqyeshme që kam karrierë, por thjesht më pëlqen të jem nënë, kështu jam edukuar”, – ka deklaruar aktorja në një rast dhe ka konkluduar që nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa familja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here