Nusja e ardhsme, Reese Witherspoon duket sikur po përgatitet për martesën e saj duke bërë disa ushtrime herët në mëngjes. Edhe pse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për datën e ceremonisë, thashethemet thonë që ajo është në një “gjueti” për fustanin e dasmës.

Ajo është parë në sfilata të ndryshme në Paris dhe më së fundi në Monique Lhuillier në Los Angeles, stilisti i njëjtë i cili ka bere veshjen e Carrie Underwood për ditën e saj të mëdhe. 

Gjithashtu së fundmi ka pak dyshim se Reese do ti duhet të jetë në formë të mirë për të promovuar filmin e saj të ri “Water for Elephants” me Robert Pattinson, i cila del me 22 prill. /albeu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here