Redon Makashi, është një ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, që me vitet është shndërruar  në një ikonë të baladave dhe muzikës  rrok. I veçantë në llojin e tij, Redoni  ka arritur të triumfojë me këngë shumë  të mira, të cilat janë përqafuar shpejt nga  publiku…

Viti i shkuar u mbyll me një çmim  të parë për të në festivalin “Kënga  Magjike”, ndërsa së fundmi është vlerësuar  me çmimin e “Albumit më të mirë  të vitit” nga Akademia e Çmimeve Kult.  Lidhur me këtë sukses, por edhe të tjera  ngjarje të jetës së tij, Redoni rrëfen për  “Bluetooth” shumë detaje…

Redon, je vlerësuar së fundmi me  çmimin e “Albumit më të mirë të vitit”  nga Akademia e Çmimeve Kult. Kohët  e fundit janë duke të ndjekur sukseset,  si ndihesh për këtë?
Ndjehem realisht shumë mirë. Nuk ia  kam idenë se cila ka qenë juria, por dua  vërtet t’i falenderoj për vlerësimin që më  kanë bërë. Gjithsesi, nuk dua të lë pa  përmendur edhe kolegët e mi, të cilët i  kisha konkurrentë në këtë garë si: Sidrit  Bejleri, Alban Skënderaj dhe Elvana  Gjata, të cilët janë këngëtarë që  pëlqehen shumë, këngëtarë të fortë në treg. Pavarësisht faktit që dola unë fituesi, të katërt jemi fitimtarë mendoj. Ky është çmimi i dytë për këtë vit, pas “Këngës Magjike” dhe mesa mora vesh edhe klipi është pëlqyer shumë. Gjithë këto vlerësime më rrisin përgjegjësinë dhe më bëjnë të mendoj, që ndoshta duhet të stopohem pak, për të menduar hapin e radhës.
Cili do të jetë hapi i radhës?
Jam duke punuar për dy klipe të reja. Njëri do të jetë për këngën  fituese të “Kënga Magjike”, kurse  tjetri i dedikohet Tiranës dhe është  pjesë e albumit.
Është folur edhe një bashkëpunim
me Pirro Çakon?

Po, është e vërtetë. Kënga do të jetë  pjesë e albumit që Pirro do të nxjerrë.
Riktheheni pas 10 vitesh, mos  gaboj?
Po.  Pak më parë përmendët jurinë.
Jeni ndjerë ndonjëherë i zhgënjyer  nga vlerësimi i jurive?
Kam mbetur me thënë të drejtën. Gjithsesi,  më ka lënë shumë mbresa vlerësimi  i kolegëve tek “Kënga Magjike”. Ajo ka  qenë arritja ime më e madhe, sepse nuk  jam vlerësuar nga 4 apo 5 vetë, por nga  të gjithë kolegët e mi. Jam gëzuar  shumë, sepse pavarësisht egos që çdo  artist ka, ata kanë vlerësuar muzikën.  Është shkruar që me “Këngën  Magjike” e ke mbyllur kapitullin e  pjesëmarrjes në festivale. Sa e  vërtetë është?
Hë për hë, kështu mendoj. Më duhet të marr frymë, ama kur vjen momenti i  fundit, sikur të rëndon ajo adrenalina e  konkurrimit, e garës dhe shtyhesh për të  marrë pjesë.
A e mendon rikthimin në Festivalin e Fundvitit në RTSH?
Jo. Mendoj se rreziku është i madh.  Pjesëmarrja në Festivalin e Fundvitit është  thikë me dy presa. Mund ta fitosh, të  shkosh në Eurovizion dhe të kthehesh  kokulur, ndaj nuk dua të rrezikoj në këtë  pikë. Veç kësaj unë mendoj se, si përfaqësimi  i këtij viti, Shqipëria nuk mund  të ketë më në Eurovizion. Ishte për mua  më e mira e mundshme, ishte kënga  fituese. Edhe sikur kënga jonë të ishte e një shteti tjetër, po njësoj do të mendoja.  Na është bërë hile, pasi Rona ishte  fenomenale. Gjithsesi, me performancën e saj ajo arriti të tregojë që edhe ky vend  i vogël, të cilin shpeshherë e shohin me  bisht të syrit, ka vlera të mëdha. Ajo që  s’më pëlqeu ishte ndasia që u bë mes  shqiptarëve; Rona shkoi atje për të përfaqësuar  Shqipërinë e madhe, jo  veçanërisht Kosovën, Shqipërinë, apo  treva të tjera shqiptare, por të gjithë shqiptarinë.
Kemi hyrë në stinën e verës dhe  besoj se kanë filluar prenotimet dhe  ndarjet e datave për koncerte. Si do  të jesh këtë verë, vetëm, apo do të  kesh sërish Aleksandër Gjokën në  krah?
Natyrisht me Sandrin, por do të kthehet  edhe Toni. Do të kthehen “Tre Musketierët”.  Ofertat janë të shumta, madje  kemi edhe përplasje datash në disa raste.  Ne, koncertet i shfrytëzojmë edhe për  të bërë pushime.
D.m.th paraditet i shfrytëzoni për plazh së bashku?
Po, ne kemi mbetur vërtet miq dhe  ndjehem i kënaqur që midis nesh ekziston  kjo shoqëri e sinqertë, sepse ndodh  që diçka shkëputet pavarësisht përpjekjeve  të tua dhe ti zhgënjehesh  shumë, siç më ka ndodhur së fundmi  një rast me djemtë e grupit “Arb”.
Me grupin “Arb” dhe “Tre Musketierët”  ju keni thënë se do të realizoni  recitale?
Me “Tre Musketierët” nëse krijohet  mundësia, gjendet financimi nga sponsorët  dhe institucionet kulturore duam shumë të realizojmë një koncert  madhështor në Pallat të Kongreseve gjatë  vjeshtës. Ndërsa plani për recitalin e  grupit “Arb” u prish, sepse s’qëndruam
dot bashkë…
Rikthimi i grupit “Arb” ishte dëshirë e jotja?
Po, unë doja të riktheja grupin “Arb”,  por ishte tepër e vështirë për ta mbajtur,  por ishte tepër e vështirë…U shuajtëm  për një hatërmbetje.  Zakonisht stina e verës është edhe  ajo që vë në dukje konkurrencën mes  këngëtarëve.
Ti sa e ndjen këtë?
Secili ka audiencën e vet, fansat e tij, por ajo që më pëlqen shumë tek koncertet  e mia është që janë të pranishëm
edhe të rinj, mosha 17-21 vjeç, të cilët  nuk janë rritur me muzikën time, por interneti ka ndikuar që ata ta dëgjojnë dhe  pëlqejnë…
A interesohesh për klikimet në internet?
Jo, jo, unë jam out fare nga kjo punë. Një mik i imi, kujdeset për to, po unë jam komplet jashtë loje.
Redoni funksionon me një menaxher?
Përgjithësisht vetë, por kam edhe një mik që më ndihmon me koordinimin e koncerteve.
Albumi përmban 9 këngë, ndërkohë ti po punon për albumin tjetër, që është i katërti në radhë…
Është albumi i tretë që përmban 9  këngë. E kam si numër fati, numrin 9.  Sakaq, jam duke punuar për albumin e  katërt, kam plot materiale të regjistruara  prej vitesh. Kam një arkiv shumë të pasur,  por problemi i vetëm janë tekstet. Më  pëlqen që këngët që krijoj vetë, t’i këndoj  po ashtu vetë. S’më pëlqen t’i shes  këngët e mia.
Sa ndikon kjo pjesa e internetit, piraterisë, tek shitja e albumit?
Më përpara  të gjithë rendnin tek albumet,  kurse tashmë është më e lehtë të  gjendet një këngë…  Ky është një fenomen që ndodh në të
gjithë botën. Interneti nuk është vetëm  vjedhje, por në një farë mënyre është  shkatërrues i albumit. Gjithsesi, dua të  falenderoj shtëpinë diskografike “Supersonic”  që mori përsipër botimin e këtij albumi  dhe unë me gjithë përparimin e  teknologjisë, vazhdoj të mendoj që albumi  është shumë i rëndësishëm, sepse  ai është pasaporta e një artisti.
Veç muzikës ti ke dhe një angazhim në administratën shtetërore?
Po, u bë vite që jam i angazhuar në qendrën kulturore të ushtrisë.
Jeni i kënaqur?
Jam i kënaqur, pavarësisht ngërçeve që kalojmë herë pas here, si në çdo punë.
Tani do të flasim për jetën private…
E di që mezi po pret.
Është përfolur ndarja…
Nuk dua të flas për të. Mjafton të dini që është e vërtetë.
Tekstet e tua, kanë ndonjë dedikim personal?
Nuk po them që kanë të gjitha një dedikim, po kanë një spunto nga jeta ime. Fundja fundit ne jemi njerëz të kësaj bote dhe kemi lindur  për të dashuruar, kemi lindur  të bëjmë edhe gabime për të mësuar  vazhdimisht. Unë, edhe sot  e kësaj dite që kam një farë eksperience,  nuk mund të them që  kam mësuar, kam akoma për të  mësuar dhe të gjitha gjërat që marr  nga jeta unë dua t’i shpreh me nota  muzikore dhe kam dëshirë t’i  shpreh jo me fjalë, por me muzikë. Kështu që, edhe pjesa e dashurisë  sime është në album.
A ka një emër dashuria?
Është thjesht dashuri.
Martesën, vazhdon ta mendosh?
Më shumë se sa atë, po mendoj për të pasur një fëmijë. Ka ardhur ky moment,  sepse të gjithë shokët e mi janë bërë prindër. Jam distancuar nga shumë prej  tyre sepse i janë përkushtuar familjes dhe  zakonisht kam ndenjur në shoqërinë e  më të rinjve, ndaj më duket akoma sikur  jam 25 vjeç. Por, vetvetiu ka lindur një  dëshirë e çuditshme për të pasur një krijesë. Çfarëdo qoftë, gocë apo çun.
Çfarë dëshiron ti?
Vajzat janë më të mira. Në të tilla raste mendohet ajo gota e ujit që të vjen momentin  e fundit tek koka. Çuni do bredhë  pas femrave kurse goca është më e  dhembshur, të rri tek koka dhe të bën  gjithë shërbimet. Femra është qenie  shumë e çuditshme, lind, rrit fëmijët, mban familjen, punon, dhe ia del t’i bëjë  të gjitha, kurse mashkulli nuk bën dot  shumë gjëra.
Ndoshta kjo është edhe  arsyeja se pse femra u përkushtohet  prindërve në një moment të caktuar…
U përkushtohet edhe prindërve të bashkëshortit, ama. Ti mendon të jetosh  me prindërit.
D.m.th gruaja jote, ka gjasa t’u shërbejë prindërve të tu?!
Mendoj të jetojmë veçmas tyre, por dua t’i kem afër. Ndoshta do jemi komshinj.
Si pyetje e fundit, a i ke filluar kërkimet për nënën e fëmijës?
Po, sigurisht, ky syri im ka piketuar…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here