Redon Makashi pa “kornizat” e vjetraKantautori Redon Makashi do të shfaqet me një tjetër këndvështrim, duke shënuar edhe një novacion në “gurin” e kalasë muzikore siç e hiperbolizon ai këngën e pas ‘90-ës.

Kantautori ka mjaft plane, nuk është aq indiferent sa ç’duket në ekran, apo në rrugët e Tiranës.

Këmbët dhe muzika te kryeqyteti i ndalen – për Tiranën do të realizojë një klip për jetën sociale, me qëllim jo vetëm artistik, por edhe sensibilizues me tekst të aktorit Timo Flloko.

Veç kësaj, po planifikon edhe dy këngë të tjera, si dhe ringjalljen e grupit “Arb”, ndër grupet e para të ‘90-ës.Banda mes së cilës rriskoi edhe “kokën”, si shkak i shumë çmendurive të asaj kohe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here