“Shoh se tashmë publiku është ndërgjegjësuar dhe pas një periudhe të gjatë ku na mbyti komercializmi, tashmë shijet kanë filluar të rafinohen dhe publiku ka filluar të zgjedhë muzikën e vërtetë.

Është bërë gati traditë tashmë që së bashku me sezonin e ri të “E Diela Shqiptare” të startojë edhe paraqitja e këngëve konkurrente e festivalit “Kënga Magjike”.

Por këtë vit producenti i festivalit, njëkohësisht edhe moderatori i emisionit Ardit Gjebrea kishte menduar që ta hapte konkurrimin duke ju dhënë një ogur të mirë të shtatë konkurrentëve të parë.

E kush mund t’ua jepte këtë më mirë se fituesi i edicionit të kaluar Redon Makashi, fituesi i edicionit të kaluar të kwtij festivali. Redoni kujtoi me shumë emocion momente kur ai ishte vete konkurrent në këtë festival kaq prestigjioz. I pyetur nga Arditi se si e sheh sot tregun shqiptar të muzikës dhe veten e tij si pjesë të këtij tregu, Redoni u përgjigj: “Shoh se tashmë publiku është ndërgjegjësuar dhe pas një periudhe të gjatë ku na mbyti komercializmi, tashmë shijet kanë filluar të rafinohen dhe publiku ka filluar të zgjedhë muzikën e vërtetë.

Një rol për këtë ka edhe festivali “Kënga Magjike”, pasi mund të them me bindje, se ky festival është moda e muzikës shqiptare”. Megjithëse ky festival ashtu siç u shpreh edhe Arditi është më shumë një tribunë e muzikës shqiptare, mes këngëtarëve ndihen ethet e konkurrimit. Shtatë këngëtarët e parë që hapën kurrimin e fetivalit që do të finalizohet datat 7-8-9 nëntor ishin Devis Xherahu, Kelly, Adhurim Behari, Xhesika, Mateo Frroku, Don Enio, Andros, Blerina Braka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here