Kejvina Kthella është shkëputur përkohësisht nga ekrani dhe mesa duket i është kthyer modelingut.

Kejvina ka pozuar përballë aparatit të fotografit të njohur, Fadil Berishës, përkrah një tjetër modeli. Ai është Adnan Djinoviç, i cili ka lindur në Francë por është me origjinë shqiptare.

Kujtojmë që pas arrestimit të Redjan Rrajës, modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të. Shkak për këtë shoqërim ishte bërë deklarata e Rajës para hetuesve, ku tha se nuk ka patur gisht në aten tatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij.

Grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku iu sekuestrua telefoni, makina dhe iu bllokuan llogaritë bankare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here