Red Makashi dhe Sandër Gjoka kanë kënduar në Durrës fundjavën që shkoi në shëtitoren “Taulantia”.

Rastin e ka krijuar kantautori Kujtim Prodani, që është dhe organizatori i eventit që sjell çdo fundjavë në shëtitoren e durrsakëve zërat më të njohur të muzikës shqiptare.! Shfaqja është e hapur për publikun dhe çdo gjë është e papritur.

Njerëzit ndalojnë dhe harrojnë xhiron e mbrëmjes, jo pa mbaruar koncerti. Por çfarë ndodh në koncerte të tilla? “Bluetooth” ka vëzhguar nga afër disa situata pak pikante. I tillë është rasti i fanses që i kërkoi Redonit një autograf, pa harruar ta puthë në faqe idhudhin e saj.

Redoni me ndrojtjen e tij ka përmbushur kërkesat e bjondes me sy të kaltër, për autografin dhe të puthurën, duke u ndalur në një raport korrekt.

Por nuk e dimë deri ku ka shkuar takimi i tyre, ka përfundurar aty apo bjondja bukuroshe i ka dhënë numrin e telefonit?!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here