Jada Pinkett Smith nuk është aspak e brengosur për shkak të mënyrës së jashtëzakonshme të jetesës së vajzës së saj Willow Smith, për shkak se edhe vet ajo ishte rebele e lindur kur ishte e re.

Nëna e këngëtares 10 vjeçare, Jada Pinkett Smith, e cila ka edhe një djal 12 vjeçar me bashkëshortin Will Smith, ka këmbëngulur se ajo nuk brengoset për zgjedhjet që i bën vajza në moshën e re, për arsye se edhe ajo ishte e çmendur në fëmijëri.

“Unë isha një vajzë që ka ndenjur me shpërndarësit e drogës, duke pirë alkool dhe duke bërë probleme. Çfarëdo që mendoni që kam bërë, unë kam bërë gjëra të këqija”.

“Vajza ime është sikur unë, rebele e lindur. Willow është aq shumë si unë, sa që nuk më besohet. Por, të qenit rebele nuk është problem, përderisa ke dikë që të udhëheq. Dhe ne jemi me fëmijët tanë në kontakt gjatë gjithë kohës”, u shpreh Pinkett Smith.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here