Ish-supermodelja dhe tani aktorja Rebecca Romijn, beson se prindërit gabojnë kur  mendojnë se vajzat e tyre janë të sigurta në botën e modelimit. Gjatë këtij sezoni të javës së modës në New York, Rebecca ka komentuar edhe për rregullën që modelet duhet të jenë mbi 16 vjet.

“Duhet të jenë mbi 18 vjet. Në SHBA ekziston ligji kundër shfrytëzimit të fëmijëve, dhe duke pasur parasysh se unë isha një modele, unë e di se si është.

Vajzat fillojnë të punojnë shumë të reja. Prindërit mendojnë se ato janë në duar të sigurta, por jo,” tha Rebecca. Ajo shtoi se ajo vetë ka përjetuar përvoja të pakëndshme, të cilat nuk dëshiron as t’i kujtojë.

Aktorja 39-vjeçare së fundi ka luajtur rolin e Heidit në filmin “Good Deeds” të regjisorit dhe aktorit amerikan, Tyler Perry, i cili luan rolin kryesor në këtë film.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here