Filmi për heroin e qytetit të Gotamit, “The Dark Knight Rises”, në regji të Kristofer Nolan, duket se do të jetë i fundit në serinë e realizimeve për Betmenin, njeriu-lakuriq.

Rolin kryesor të Betmenit edhe kësaj radhe do ta luajë Kristian Bejl.
Aty serish do të duket edhe Hit Lexher i ndjerë në rolin e Xhokerit, ndërsa tashmë dihet se njërin nga rolet do ta luajë edhe Tom Hardi.

Bejl ka thënë se kjo do të jetë hera e fundit që do të luajë Betmanin, me kusht nëse Nolan nuk thotë ndryshe, ndërsa EW shkruan se filmi “The Dark Knight Rises” është kapitulli i fundit i sagës për Betmenin, gjë e cila konfirmon zërat për filmin e fundit të Nolan për hakmarrësin e maskuar.

Betmani i ardhshëm do të koncentrohet kryesisht në personazhe të njohura nga filmat e mëhershëm, ndërsa do të futen edhe personazhe të reja, por ende nuk dihet se edhe me sa personazhe negative do të kemi rastin të njihemi.

Flitet se Nolan në “The Dark Knight Rises” do të përdorë skenat deri më tash të papara me të ndjerin Hit Lexher, të xhiruara gjatë filmit “Kalorësi i errësirës”. Në këtë mënyrë do të kujtohet Lexher dhe aktrimi i tij fantastik në rolin e Xhokerit, për çka është nderuar me çmimin Oskar post-human.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here