Top-modejla e njohur nga Bosnjë-Hercegovina, e cila shpesh herë sfilon në pasarelat e Prishtinës, Daniella Mijatoviq, në profilin e saj në Facebook ishte munduar që të sqaronte diçka në gjuhën shqipe për të gjithë miqtë e saj shqiptarë.

Ne u interesuam të dinim dhe ky sqarim kishte të bënte në lidhje me një deklaratë të Princit Vali Corleone, i cili kishte thënë në programin “Zonë e Lirë” se ka pasur lidhje edhe me top-modelen.

Kur gazeta jonë e pyeti modelen se a mos e kishte takuar Corleonen, ajo na tha konkretisht kështu: “Nuk jam takuar me të, po të isha takuar ai me siguri do ta dinte që unë jam lindur në Keni dhe kjo është arsyeja pse unë jam e zezë. Nuk e di arsyen pse ai më ka përmendur mua, sepse unë nuk jam një person i famshëm në Shqipëri.

Pra, çdo gjë që ka thënë ai është gënjeshtër. Ai vetëm flet për femra tërheqëse, për të cilat ëndërron, por nuk mund t’i ketë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here