Reagon Teuta: Emisionin nuk e kam kopjuar nga askushPas lajmit se gazetarja Zana Mezini e ka akuzuar aktoren dhe prezantuesen Teuta Krasniqi për kopjim të emisionit të saj ka reaguar Teuta, e cila ka hedhur poshtë gjithë akuzat.

E kontaktuar nga Indeksonline, Teuta ka thënë se fjalët e saj janë shumë absurde.

“Po e pash dje këtë lajm dhe më është dukur shumë banale, madje e mora si shaka të 1 prillit. Kjo pasi konceptin e emisionit nuk e din askush përpos meje dhe regjisorit. Po ashtu, ishte thënë se emisioni do të transmetohen në RTV 21 gjë që nuk është aspak e vërtetë sepse do të shfaqet në një TV tjetër. Kurse, sa i përket emrit ‘Personale’, këtë emër ende e kam në përpunim dhe nuk është definitive nëse do ta quaj ashtu apo jo, prandaj nuk e di pse ka bërë një deklaratë të tillë” ka shpjeguar aktorja Krasniqi.

Ajo gjithashtu ka theksuar se emri mbase mund të jetë një rastësi me emisionin e saj për të cilin nuk ka dëgjuar asnjëherë për të por nuk qëndron fakti se ajo ka kopjuar atë.

Sa i përket fillimit të transmetimit të këtij emisioni, Teuta ka zbuluar se do fillojë në maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here