Reagon Nora pas akuzave se e imitoi KiminNora Istrefi u bë shënjestër e kritikave pas një performance në Tiranë për veshjen e saj. Edhe pse dukej fantastike, këngëtarja u akuzua se e kishte imituar të famshmen Kim Kardashian.

Mirëpo, ajo ka lëshuar një reagim në rrjetet sociale, ku pohon se përzgjedhja e saj ishte origjinale.

“Këto foto janë realizuar mbrëmë në Arena Club në Tirane në orën 2:00 pas mesnate. Sa erdha në shtëpi pashe ca portale që kishin shkruar për ngjashmërinë e veshjes sime me veshjen e Kim K, që edhe ajo kishte pasur një veshje të tillë po ashtu mbrëmë”.

“Athua vallë paskam parë ëndërr se çka do të veshë ajo dhe e realizova me shpejtësi. Më falni allahile për një ‘mekat të tillë’. Marre duhet me ju ardhur me këto shkrime të kota”.

“Në këtë krizë në vend se të ceket që mbrëmë ishte një koncert me një atmosferë, ku ishin të pranishëm 1.500 njerëz, në qendër të Tiranës, ju mezi pritni të kritikoni dhe ta nxirrni sa më keq një artiste shqiptare”, shkruan mes tjerash në postimin e Norës.

https://www.instagram.com/p/BKgUi96gRVi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here