Nora IstrefiPash shumë akuzave që u drejtuan në llogari të Norës dhe Genës, se fragmenti “Le le mama” i këngës më të re të tyre, ishte huazuar nga një këngë e Stylus Robb me titull “Assou Mama”.

Nora reagon përmes rrjetit social facebook, duke treguar se e gjithë kjo është keqkuptuar, pasi ky fragment i këngës nuk është vjedhur, por e kanë blerë të drejtën me e përdor në këngë.

“Orkestrimi, muzika,melodia,teksti e te gjitha keto jon te kompozume nga producenti dhe disa bashkepuntore, sa per pjesen qe osht keqinterpretu si e “vjedhun” osht ni “sample” quhet kshtu, te cilen e kemi pagu edhe e kemi ble te drejten e saj per me e perdor!”, ka shkruar Nora në faqen e saj të facebook-ut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here