‘’Vajza e Shkurte Fejzës “këshilltare” e Hashim Thaçit’’, ky është shkrimi që dje ka pushtuar mediat në Kosovë, e pas këtij shkrimi ku flitej për Gresën e cila ka zënë një vend pune në kryeministri, ka reaguar babai i saj,Hajrush Behluli duke treguar se Gresa këngën e ka vetëm hobi e për të pasur një vend pune të tillë ajo ka kryer shkollë : ‘’ Gresa e ka krye shkollen e mesme te muzikes me sukses te shkelqyeshem, pastaj fakultetin juridik si dhe Masterin per shkenca juridike.

Këngën e ka vetëm hobi. Punon qe një muaj për një OJQ në Zyren Ligjore në Qeveri me kontratë. Nuk është këshilltare e Kryeministrit’’.

Më tej ai ka vazhduar duke treguar edhe për meritat e tyre si familje,duke lutur të gjithë që ‘’të mos hin gjynah’’ sepse familja e tyre ka dhënë mjaft për këtë vend: ‘’JU kisha lut mos hyni ne gjynah me ne si familje,familja jonë kemi dhënë mjaft për këtë vend, besa edhe gjak dhe nuk kemi përfituar asgjë, tani dalin disa të pandërgjegjshëm dhe fyejn’’.

Ndryshe sipas z.Behlulit në familjen e tij 6 anëtarëshe janë 5 të diplomuar dhe asnjëri nuk punon, përveq Gresës tani./E.B/Indeksonline/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here