Rasti i 16-vjeçares së dhunuar nga Drenasi ka prekur mjaft shumë edhe këngëtaren Nora Istrefi, raporton Periskopi.

Ajo në Instastory ka kërkuar dënim të përjetshëm për ‘pedofilët’, siç i ka quajtur ajo të dyshuarit arsimtarin dhe policin e Drenasit.

‘Ktynehere dhunojshin serbët femra shqiptare. Ndërsa tash arsimtarët dhe policët tanë. Tyrp për Kosovën në çfarë niveli, gjendje ka ardhur. Pedofilat burg të përjetshëm’, ka shkruar Nora në Instagram.

Para disa ditësh doli lajmi shokues se një  e mitur nga fshati Poklek i Drenasit për më shumë se një vit kishte pasur dhunë sistematike seksuale nga arsimtari i saj. 

Në  momentin që kishte shkuar të denoncojë rastin, kishte hasur në një polic i cili po ashtu e bëri viktimë, duke e shfrytëzuar për një kohë seksualisht.

Në fund, vajza kishte mbetur shtatzënë, për çka u raportua se polici Vesel Veseli e kishte detyruar që në një klinikë private të abortojë fëmijën në Prishtinë.

Sot në shenjë solidarizimi, është organizuar një protestë para Policisë në Prishtinë, po ashtu edhe në Drenas.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/reagon-edhe-nora-istre-624290/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here