Adrian BujupiDitë më parë në media doli lajmi se Ardian Bujupi ka rrahur një djalë në një diskotekë në Gjermani dhe mediet gjermane kanë raportuar se ai është në ndjekje të policisë.

Mirëpo sipas menaxherit të këngëtarit, Egzon Krasniqi, mediet “e kanë fryrë shumë situatën dukë thënë shumë të pavërteta”.

“Nuk është ashtu si shkruhet, sepse secila media mundohet që nëpërmjet një lajmi të vogël, të bëjë një lajm të madh vetëm për të qenë e para. Mirëpo e vërteta është se ka ndodhur një incident i vogël mes Ardianit dhe një djaloshi, por rrahje nuk ka pasur. Dhe nuk është lëshuar asnjë fletarrest nga policia për të. Ai turneun në Kosovë dhe Evropë, nuk do ta ndërpresë siç spekulohet”, ka thënë Egzoni për Zëri.

Sipas tij shpifjet që janë bërë për Ardianin do të hedhen në gjyq nga kompania e tij në Gjermani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here