Dita më e lumtur e jetës së Lulzim Bashës dhe Aurelës ka kaluar nga Bashkia e Tiranës.

Foto e martesës që çiftit kandidat për kreyqytetarë, është bërë në sallën ku kreybashkiaku Edi Rama për 11 vite me radhë ka dalë të japë konferencat e tij për shtyp. Rastësi interesante.

Por nuk mjafton me kaq. Rastësia tjetër është që fotoja është shkrepur më datë 8 maj. Një ditë si kjo e sotmja, por 7 vite më parë, në vitin 2004, kur Basha e bindi Aurelën që të bëhej bashkëshortja e tij. Sot, ajo sallë e Bashkisë ndoshta shihet me shijen e 7 viteve më parë, por e sigurt është që Basha këtë radhë nuk kërkon

dorën e Aurelës, por çelësat e sallës. Sido ndodhtë, sot, më datë 8, familja Basha është e sigurt që do të festojë dhe normalisht bashkëshorti duhet të blejë edhe dhuratën e përvjetorit.

Në fakt, 8 maji i 2004 ishte e shtunë, por kjo pak rëndësi duhet të ketë.
Fotot e tjera tregojnë familjen e madhe sot. Dje Lulzimi me Aurelën ja detikuan ditën e heshtjes zgjedhore vajzës së vogël.

Fotografët i kapën ata tek po bënin shëtitje paradite në kodrat e liqenit, me Dafinën përdore. Në foto duket qartë se familja pret të zgjerohet sërish./Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here