Argjentina mund të konsiderohet pa frikë si një nga “gjetjet” ndër artistët e rinj. Emri i saj interesant derivon nga metali i çmuar i argjendit.

Ajo është jo vetëm e talentuar dhe e bukur, por e gjithanshme; ndërkohë që studion për Grafikë në Holandë, ushtron paralelisht fotomodelimin si dhe guxon të bëjë fotografen profesioniste.

Në fakt, gjithçka që ka të bëjë me foton bukuroshja kosovare e ka në gjak, sepse e ëma e saj, Suzana Mushkola është një fotografe mjaft e kërkuar në Holandë (mjafton të klikoni në faqen www.suzanamushkolajphotography.com ).

Fakti që këngëtarja e “Shpirt i mbytur”, që shfaqet prej disa kohësh në ekranet tona muzikore, është mbesa e Albërie Hatërgjonajt, nuk e ka eklipsuar talentin e saj, përkundrazi.

19-vjeçarja që arrin me siguri të bëjë xheloze me bukurinë e saj mesdhetare çdo femër në Holandë, e që ka lidhur zemrën me një djalë shqiptar, Valonin, pohon se e pëlqen pa masë artin, madje thotë se do të guxonte të pozonte nudo, pse jo, por asnjëherë në versionin pornografik.

Arti më pëlqen pa masë, nudo nuk do të kisha pozuar po të ishte shumë ekspozuese dhe vulgare (pornografike). Trupi i femrës është art në vetvete, mirëpo duhet të dimë se si shprehet dhe pasqyrohet ajo.

Për hir të famës nuk do të ndërmerrja një hap të tillë, vetëm nëse do të më pëlqente shumë ideja dhe realizimi”, shprehet artistja, e cila aktualisht është duke punuar për një projekt, në të cilin është angazhuar një producent i famshëm holandez, emrin e të cilit ajo nuk dëshiron të na e zbulojë. Le të presim atëherë…

-Kënga juaj e parë është “Shpirt i mbytur”, rezultoi të ishte mjaft e suksesshme. Duket se Flori Mumajesi është “çelësi i suksesit” për këngëtarët e rinj, apo jo?

Flori ka shumë talent dhe po ecën me kohën, mirëpo unë kam realizuar edhe një këngë me Enis Preshevën, që po ashtu krijon hite.

-Për çfarë jeni duke punuar aktualisht?

Jam duke realizuar këngë të reja dhe videoklipe. Mendoj që këto këngë do të kenë edhe më shumë sukses. Mjafton të them se jam duke punuar në një projekt, i cili do të realizohet me një producent të famshëm holandez, me kreatorin dhe regjisorin më të kërkuar në vend.

-Ju keni lindur në Deçan, jetoni prej kohësh në Holandë, ndërsa jeni e njohur në vend, si dhe flisni bukur shqip. Si është e mundur, kaq patriotikë jeni si familje?

Unë dhe vëllai im kemi mësuar nga mami shkronjat e Abetares, që në moshë fare të vogël. Më pas, sigurisht, erdhi radha të kalonim nëpër duar vepra e tregime të

ndryshme në gjuhën shqipe. Mërgimi të krijon automatikisht një patriotizëm dhe atdhedashuri më të fuqishme.

-Jeni mjaft e bukur, duhet pranuar. Sa ju ka ndihmuar pamja e jashtme për të ecur në jetë dhe a do të guxonit të pozonit nudo përballë një oferte joshëse?

Bukuria është një dhuratë e trashëguar, që të jep mundësi të depërtosh në fusha të ndryshme, ndërsa kombinimi i saj me talentin dhe inteligjencën të dhuron në mënyrë të pashmangshme suksesin. Pamjen dhe bukurinë i kam shfrytëzuar deri në një masë,

sepse kam qenë e përqendruar te mësimet, të cilat janë primare për mua, por për aq sa kam punuar dhe modeluar, kam pasur shumë sukses në karrierën time si modele. Nudo nuk do të kisha pozuar po të ishte shumë ekspozuese dhe vulgare, pra pornografike. Trupi i femrës është art në vetvete, mirëpo duhet të dimë se si shprehet dhe pasqyrohet ajo. Për hir të famës nuk do të ndërmerrja një hap të tillë, vetëm nëse do të më pëlqente shumë ideja dhe realizimi.

-Argjentina, a e ndiqni ju muzikën shqiptare, ç’mendim keni për të?

Kam respekt dhe e di se me sa kushte të pamundura ballafaqohen artistët shqiptarë. Ata mundohen që t’u përshtaten shijeve të shumicës së dëgjuesve, që të mbijetojnë ata ndërrojnë stilin, kjo është gjëja që më mërzit më shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here