Meqënëse fushata ka filluar ethshëm ne do të merremi gjatë me kandidatët, e sidomos me kandidatët kryesorë të Tiranës, Edi Rama e Lulzim Basha.

Po ju tregojmë dy foto të Ramës e dy foto të Lulzim Bashës. Kanë vendosur ndërkohë që gratë e tyre të jenë aktive në këtë fushatë.

Aurela Basha, ka një handikap se nuk ka shtetësinë shqiptare, por ndërkohë ka një të mirë shumë të madhe, se tashmë po pret fëmijën e dytë pas vajzës që ka çifti.

Ndërsa Linda Rama për momentin nuk ka asgjë për tu kontestuar përvec faktit se deri tani nuk ka qenë aktive në krah të bashkëshortit në takime, por që duket se ka vendosur të jetë me të gjatë gjithë fushatës.

Ajo që dallohet qartë nga dy kandidatët, është pikërisht shtrëngimi i duarve të bashkëshorteve të tyre. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here