Natyra e saj sportive jo vetëm që ka funksionuar, por edhe ka çuditur të gjithë të ftuarit në dasmën e djalit të saj Joel.
Aktorja dhe deputetja Rajmonda Bulku ka realizuar një dasmë jo thjesht madhështore, por edhe ka përfshirë njerëzit në diskutime, pikërisht për mënyrën sesi ajo ka realizuar ftesat. Së bashku me bashkëshortin, Fatosin kishte planifikuar të bënte një dasmë të vogël me rreth 100 veta, ku do të ishin të afërmit dhe pak miq.
Por ndërsa përgatiste ftesat dhe listonte njerëzit që do të ftonte, gjithmonë e më tepër i kujtohej një mik, një shoqëri e vjetër, disa të tjerë aty-këtu dhe lista zgjatej e zgjatej pambarim. Pak ditë para dasmës ajo shkoi në 300 veta! Jashtë çdo parashikim i duhej të bënte një riorganizim.
Ndryshoi ambientin e dasmës dhe zgjodhi këtë herë një lokal në Arbanë, ku do të ishte jo thjesht i mjaftueshëm por edhe i këndshëm për dasmorët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here