Raffaella Fico ka hequr dorë nga edicioni i ri i spektaklit italian “Isola dei Famosi”, ku në të kaluarën kishte shfaqur më të mirën e saj.

Megjithatë, nga ana tjetër ka preferuar të bëhet për herë të parë imazhi i një firme të rëndësishme të brendshmesh, si “Sìèlei”, duke i rrëmbyer vendin një tjetër bukurosheje të televizionit italian, Aida Yespica.

Ja që Raffaella është shfaqur në poza seksi, e veshur “fare hollë”. Mirëpo diçka të tillë duket se nuk e ka pëlqyer i dashuri i saj, Mario Baloteli. Madje, mediat angleze flasin për një super skenë xhelozie nga ana e sulmuesit të Manchester City. Dhe kur Mario irritohet, bëhet vërtet i papërmbajtshëm…

Disa gazeta shkojnë deri aty, sa që thonë se Baloteli nuk priste gjë tjetër veçse një arsye për t’i dhënë fund lidhjes, përderisa futbollisti s’i adhuron shumë marrëdhëniet e gjata. Prandaj, fotot e Ficos dhe Balotelit, ku shfaqen të dashuruar e të lumtur, mund të bëhen shpejt një kujtim i largët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here