Filmi ”Taken” me aktorin Liam Neesen, shumë shpejt do të shfaqet me pjesën e tij të dytë, që pritet të ipet në kinema më 5 tetor 2012.

Ka pak ditë që është publikuar trailer-i i  “Taken 2” dhe  kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik e artistik për shkak të skenarit anti-shqiptar.

Në filmin “Taken 1″ ish-detektivi  arrin të shpëtojë vajzën e tij nga rrëmbyesit shqiptarë në Francë. Rolin e rrëmbyesit e luante një aktor i njohur me origjinë kosovare, Arben Bajraktari, i cili është tërhequr nga skena në serinë e dytë.

E në ”Taken 2” që akoma s’është shfaqur, Muradi, babai i Markos nga Tropoja, i vrarë në filmin e parë, betohet për hakmarrje. Roli i Muradit luhet nga aktori serb Rada Sherbexhija

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here