Qetsori nuk gjen vend në Partinë DemokratikeQetsor Ferunaj, vazhdon të ketë ambicie për politikë, mirëpo thotë se nuk gjen vend në partinë kryesore në Shqipëri- Partinë Demokratike.

Qetsor Ferunaj shprehet se ambicia tije është të bëhem anëtar i Kryesisë së PD-së. Dhe them të bëhem i domosdoshëm pasi mesa po shoh, ka shumë pengesa për të depërtuar. E para konkurrenca brenda partisë është e fortë dhe duhet të japësh maksimumin për t’u përfshirë”, është sprehur Sori në një intervistë për Panorama Plus.

Për më shumë, ai ka thënë se ka qenë aktiv në fushatat e PD-së për vite të tëra dhe ka bindje politike të djathta, mirëpo ende nuk ka gjetur mbështetje konkrete nga ndonjë personazh i rëndësishëm i partisë në pushtet.

I besoj Sali Berishës dhe më pëlqen Lulzim Basha”, shton Qetsori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here