Qetësor Feruni, fitues i shpërblimit të madh në një prej edicioneve të Big Brother Albania, vazhdon të ndihet i famshëm edhe pse në ekrane janë shfaqur edhe dhjetëra fytyra të reja që nga koha kur ai ishte banor i BBA.

“Besoj se vazhdoj të jem i famshëm, por nuk duhet ngatërruar me VIP, jemi thjesht të famshëm.

Kemi përshëndetje, njohje dhe këto gjëra tregojnë famën”, ka thene ai per TCH.
Sori, 33 vjeçari nga Dukati,fitoi famë në një moshë me përgjegjësi më të mëdha, me një familje dhe fëmijë përkrah tij. “Raportet me familjen nuk i ndryshoi aspak fama, madje tani përpiqem të qëndroj më shumë në shtëpi. Ajo që të jesh i famshëm të lehtëson është në aspektin e përfitimeve, të jep mundësira të reja materiale dhe morale. Për një të rritur, fama është gati një mollë e ndaluar, ndërsa për të rinjtë mund të jetë diçka shumë tërheqëse,” ka thene ai, duke shtuar: ” E keqja e të gjithë kësaj, është se natyrshëm, lindin xhelozira dhe njerëzit që të kanë përballë, të sfidojnë duke të thënë se janë më të mirë se ty e mund të bënin të njëjtën gjë. Problemi është se ata të njohin, ndërsa ti nuk di asgjë për ta”.

Mbi shumën e fituar, Qetësori, me humor kujtoi se “të parët që të telefonojnë pas suksesit janë borxhlinjtë, madje edhe më shpejt se familjarët. Një e mirë që bëra ishte të zgjidhja makinën si pjesë e një shume të parave. Pjesa tjetër, ka shkuar për sipërmarrje dhe për të mbyllur një pjesë të huave që kisha”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here