Jo shumë kush mund ta njoh, por që në dukje të parë na lë përshtypjen të kuptojmë se e kemi parë diku, Qëndresa për shumë kohë ka qenë imazh i prezantimit të pijes Golden Eagle.

Ndonëse profesioni i modeles tashmë si duket po i kalon edhe në këngë, meqenëse ajo sapo ka qitur në treg këngën e saj të parë “First Class Girl” në dy versione anglisht dhe shqip, transmeton Vipat.

Qëndresa për shumë vjet jeton në Zvicër, ndërsa dëshira për këngën i ka lindur kaherë, mirëpo tani ka gjetur kohën e duhur për t’u marrë me të. Gjatë fëmijërisë së saj Qëndresa ka qenë aktive në organizime shkollore, ku është prezantuar me këngë të ndryshme.

Me kalimin e kohës ajo ka vijuar studimet dhe kështu që ka qenë e angazhuar rreth obligimeve mësimore. Tani me të përfunduar studimet ajo ka vendosur që në mënyrë intensive të merret me këngë. Qëndresa këngën e ka publikuar bashkë me klip dhe shpreson që suksesi i saj të arrin edhe në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here