Qëndresa Dulaj: Nuk kam kurrfarë lidhjeje me KallashinQëndresa Dulaj i ka përgënjeshtruar shkrimet në media rreth marrëdhënieve të saj me Donjeta Kosumin, të njohur si Kallashi.

Faqet e thashethemeve kanë raportuar se ajo është shoqe me Kallashin dhe madje ishin publikuar disa ‘biseda’, ku kinse valltarja e njohur i thoshte ‘e dashur’.

Në një prononcim për media, Qëndresa ka thënë se nuk ka absolutisht të vërtetë në atë që është raportuar dhe e gjitha ka qenë një shaka e keqintepretuar dhe se me Kallashin është takuar vetëm një herë.

Më tej, bukuroshja për të cilën thuhet se është në lidhje me Shpat Kasapin, ka thënë se nuk ka kurrfarë lidhjeje me Donjetën dhe se nuk dëshiron as ta njohë, porse ajo e ka shfrytëzuar këtë që t’i bëjë mediat të shkruajnë për të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here