Qëndresa Demaj vjen me ‘I Huaj’Qëndresa Demaj, një këngëtare e re, por e talentuar, i shtohet botës së muzikës.Ajo ka sjellë për publikun, këngën e saj të parë të quajtur “I Huaj”, transmeton “zeri.info”.

Qëndresa paralelisht ka punuar edhe në video-klipin e këngës, që është pritur mirë nga artdashësit e muzikës.

Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge Qëndresa ia ka besuar Kujtim Shalës, ndërkaq për tekstin është përkujdesur vet këngëtarja.

Bota e muzikës i jep rëndësi video-klipit. Në këtë drejtim, Qëndresa ka bashkëpunuar me “AN Production”, një ekip i ri, nën drejtimin e Armend Nezirit.

Ndryshe, Qëndresa është e bija e këngëtarit të njohur Ismet Demaj.

Ajo ka vendosur që t’i ndjek hapat e të atit të saj për t’u ngjitur sa më lartë në skenën e muzikës shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here